MENU
klinika

Nga Fahri Xharra

“Provat” serbe, gjermanët me “origjinë” prej tyre

14.04.2019 - 20:14

Studiuesi i njohur Fahri Xharra, në shkrimin e tij më të fundit iu drejtohet shqiptarëve të Dresdenit në Gjermani me anë të një lutjeje për kulturën.

Xharra kërkon nga shqiptarët e atjeshëm të ruajnë gjuhën dhe historinë e vendit.

Por, veç këtyre ai publikon edhe një shkrim të cilin pretendon se e ka siguruar prej disa burimeve serbe, në përfundim të të cilit thuhet se edhe Gjermania mund të jetë kolonizuar dhe themeluar nga serbët, pra të ketë një prejardhje serbe.

fahri xharra-konica.al

Statusi i plotë:

“Shqiptar të Dresdenit në Gjermani,
së pari ju dëshiroj një jetë të mirë aty ku jeni. E di që nuk jeni ikë nga dëshira për ta lëshuar vendin, por për arsye të ndryshme., e kam vetëm një lutje që ta rueni gjuhën dhe të duani historinë e tokave që i keni lënë.

E kam një luetje, të cilën besoj se do të keni mundësi të ma kryeni.

Propaganda serbe, në heshtjen tonë po e pushton Europën, por kjo le të mbetet çështje e atyre që merren me histori,

E kam një lajm nga Dresdeni nga burimet serbe, të cilin nuk po kam mundësi ta vërtetoj dhe ju do të më ndihmoni.

Rrenat serbe shkojnë aq largë se që edhe Gjermania u “kolonizua ” dhe ” u themelua ” nga ata,

Tekstin e kam në anglisht, sepse ata mendojnë shumë largë:
“Prova” serbe që gjermanët e kanë “origjinën” nga ata:

“Germania: THIS IS PROOF THAT GERMANS ORIGINATED FROM SERBS! How did the engraved SERBIAN coat of arms in Cyrillic end up on the walls of the ancient city in Germany?!
At the entrance to the cathedral “Providential memory” there are two statues, representing the patrols and the guards of the city of Dresden (as told by every travel guide, during a tour of the city). But what no one will tell you, and will not even show you, is that the shield of one of the guards of Dresden is the Serbian emblem (four letters S in Cyrillic).
In fact, in the famous cathedral in Dresden, a city that hides many secrets and has survived many wars and cultures, lies the best-kept secret.”

E përkthyer:

Gjermania: KJO ËSHTË PROVA QË GJERMANËT KANË ORIGJINË SERBE! Si përfundoi stema e gdhendur serbe në cirilik në muret e qytetit të lashtë në Gjermani ?!
Në hyrje të katedrales “Kujtesa providenciale” ekzistojnë dy statuja, që përfaqësojnë patrullat dhe rojet e qytetit të Drezdenit (siç thuhet nga çdo udhëzues udhëtimi, gjatë një turneu të qytetit). Por ajo që askush nuk do të të tregojë, është se mburoja e një prej rojeve të Drezdenit është emblema serbe (katër shkronja S në cirilik).
Në fakt, në katedralen e famshme në Drezden, një qytet që fsheh shumë sekrete dhe ka mbijetuar shumë luftëra dhe kultura, qëndron sekreti më i mirë i mbajtur.

***

Në hyrje të Katedrales se Dresdenit qenkan te gravuara
( gëdhendura ), katër CCCC të kryqit sllav, dhe me kete ata e vertetojnë se ata ( serbët ) pra që në ndertimin e Katedrales paskan shkrunar ne alfabetin cirilik ,

Sa për spjegim, ky eshte alfabeti i Kultures së Vinçes -7 mijë vjet para epokes sonë (foto 3)

Ju faleminderit shumë”

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe