MENU
klinika

Njoftimi i policisë

Breshëri plumbash banesës së kryeplakut, në pranga autori

15.04.2019 - 11:41

Rreth tre ditë më parë shtëpia e kryeplakut në fshatin Gribë të Elbasanit u sulmua me breshëri plumbash, si pasojë e të cilave mbeti i plagosur vetë kryeplaku.

I riu plagosi të premten më armë zjarri shtetasin T.V dhe menjëherë më pas u largua në drejtim të Korçës, ku edhe u fsheh dhe më pas u vetëdorëzua.

I riu është vetëdorëzuar në rajonin e Policisë Korçë tre ditë pas ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 12.04.2018 në fshatin Gribë, ku u plagos me armë zjarri shtetasi T.V., specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin S.V., 25 vjeç, nga Griba. Shtetasi S.V. dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin T.V. dhe menjëherë pas ngjarjes u largua për t’u fshehur drejt qytetit të Korçës. Pas një pune të mirë-organizuar dhe intensive u bë zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, u ushtruan kontrolle të shumta nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat e DVP Korçë, e pas negociatave me familjarët, autori është vetë-dorëzuar në DVP Korçë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.”-njofton policia.

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan