16.04.2019 - 08:52
Dy makina që ishin parkuar tek Drejtoria Vendore e Policisë në Elbasan janë shkrumbuar nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se policia ka mundur të identifikojë edhe autorin e zjarrëvenies.
Si pasojë e zjarrit është djegur plotësisht automjeti tip Volsvagen me targë AA 595 KP, në pronësi të shtetasit H.H.
Policia ka ndërhyrë menjëherë, por zjarri ka qenë i fuqishëm.
Autori i identifikuar është shtetasi M.Toçi 38 vjeç.