MENU
klinika

"A do bëhesh gruaja ime deri..."

Propozim për herë të dytë për Elita Rudin

16.04.2019 - 11:53

Moderatorja e njohur nga Kosova, Elita Rudi është shfaqur plot shkëlqim e ftuar në një nga formatet më të ndjekura televizive.

Ajo foli për mëmësinë, dhe menyrën si po e përjeton pasi kanë kaluarvetëm pak javë nga ngjarja mëe rëndësishme e jetës së saj, ku Elita është bërë nënë për herë të parë.

Ndërkohë, pas pyetjeve të fëmijëve një surprizë e bukur e priti në fund të mbrëmjes. Gjiko e surprizoi atë në studio, ndërkohë që ajo dinte se ai ndodhej në Itali.

Ditën e parë që të kam parë e dija që do të ishe gruaja ime, pastaj të propozova më the po. Të propozova për martesë me the po. Më ke falur djalin më të mirë në botë, më ke falur botën.

A do bëhesh gruaja ime deri sa të plakem dhe të bëhem për pampersa?“, i tha Gjiko dhe i dhuroi një tjetër unazë moderatores.

Elita është emocionuar pa fund ndërsa fëmijët u bënë gjithashtu pjesë e këtij momenti emocionues duke kërcyer përreth tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Zëri ndryshoi jetët tona"

Elita Rudi dhe Gjiko shijojnë prindërimin