MENU
klinika

Masakra e Selenicës

Nis seanca gjyqësore për Ritvan Zykajn

16.04.2019 - 14:35

Në gjykatën e Vlorës ka nisur sot seanca gjyqësore për autorin e masakrës së Selenicës.

Ritvan Zykaj akuzohet për vrasjen e tetë familjarëve më 10 gusht të vitit të kaluar.

Në nisje të seancës, u kërkua shtyrja e saj për shkak të mosparaqitjes së avokatit mbrojtës.

Gjykata ka vendosur ta zëvendësojë mbrojtjen kryesisht duke qenë se dhe seanca e radhes së kaluar u shty për të njëjtën arsye.

Seanca ka vijuar në prani të avokatit të ri vetëm me pyetjen e dëshmitarit të vetëm të paraqitur në seancë, Fiqiri Seriani, i cili tha se nuk kishte mundësi financiare të paraqitet sërish.

Seanca e radhës gjyqësore u caktua me 7 maj.

Prokurori i çështjes Saimir Smaka ka kërkuar burgim të përjetshëm për 24 vjeçarin, i cili mbrohet nga avokat kryesisht i caktuar nga shteti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier