Vendimi im për vaksinimin e fëmijëve bazohet në përvojën time të përhershme nga vitet e adoleshencës sime.
Në moshën 14 vjeç u preka nga lia e dhenve. Pas mungesës së tre javëve në shkollë, u ktheva në klasë.
Megjithatë, muaj më vonë, ndërsa isha në kampin veror, syri im i majtë filloi të lotonte dhe u bë aq i acaruar sa nuk mund ta mbaja hapur.
Kur shkova në klinikën e kampit, më diagnostikuan me sy të kuq. Por nëna ime e dinte se diçka nuk shkonte kur më pa. Më mori dhe direk më çoi tek mjeku.
Mjeku nuk mundi të përcaktojë shkakun e sëmundjes sime.
Kam kaluar pothuajse dy vjet me antibiotikë dhe pika steroide, ndërsa shikimi im u përkeqësua. Kam humbur pothuajse të gjithë vizionin në sy. Megjithatë, nuk kisha akoma një diagnozë.
Pas dy vitesh fillova të shkoja tek një specialist i kornes, i cili ia atribuoi gjendjen time një infeksioni të përsëritur të lisë së dhenve që më kishte sulmuar.
Kur isha 17 vjeç, bëra një transplant të korneas, që rezultoi me 64 qepje në sy, nga të cilat 32 janë të përhershme.
Si rezultat i operacionit, ndenja në shtëpi e pa shkolluar për tre muaj, duke u detyruar të heq dorë nga aktivitetet jashtëshkollore dhe duke më lënë të ndihesha si e izoluar në mënyrë shoqërore.
Unë nuk isha vaksinuar kur isha fëmijë, vaksinën e varicelës ose e lisë së dhenve unë nuk e kisha bërë.
Tani, kjo vaksinë është në dispozicion dhe është e detyrueshme për të gjithë fëmijët.
Një vaksinë “kontrolli” rekomandohet për çdo adoleshent i cili nuk është vaksinuar ose ka që kurrë nuk ka pasur linë e dhënëve.
Unë i di shumë mirë rreziqet e mos vaksinimit dhe nuk jam e gatshme ta marr atë rrisk me shëndetin e fëmijëve të mi. Unë besoj se nuk ka arsye për të pasur një sëmundje të parandalueshme nga vaksina. Kjo është një gjë që mund të eliminosh nga lista e shqetësimeve.
Unë ende jetoj me përkujtuesitë e përditshme të rreziqeve për të patur një sëmundje të parandalueshme nga vaksina. Unë do të nxisja çdo prind që vendos për vaksinimin për të biseduar me mjekun.
Mos dëgjoni vetëm lajmet dhe fjalët; por me të vërtetë mendoni për pasojat e mos vaksinimit.
Pse ta nënshtroni fëmijën tuaj me rreziqe që mund të shmangen?