MENU
klinika

Detaje

Mbikalimet në hekurudhën e Lezhës, shkak për aksidente

17.04.2019 - 14:22

Pak kohë më parë tre anëtarë të një familjeje shpëtuan për mrekulli, pasi makina e tyre u përplas nga treni.

Ngjarja ndodhi në Pllanë të Lezhës, pikë e cila cilësohet e rrezikshme për shkak të mungesës së traut që bllokon lëvizjen ne momentin e kalimit të trenit.

Në zonën e Lezhës numërohen dhjetëra kalime të tilla në të cilat mungon sinjalistika, ndërsa trarët që bllokonin lëvizjen kanë dalë jashtë funksioni prej shumë vitesh.

Në këtë situatë qytetarët thonë se ndihen mjaft të rrezikuar, pasi këto mbikalime janë bërë burim aksidentesh ku nuk kanë munguar dhe pasojat në jetë njerëzish.

Përgjatë linjës hekurudhore Shkodër-Laç janë mbi 110 mbikalime një pjesë e të cilave të paligjshme, duke u kthyer në një rrezik serioz për jetën e kalimtareve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Policia zbardh ngjarjen e rëndë/ Shkaktoi vetëmbytjen e vajzës 9-vjeçare!

Zhdukja e nënës me fëmijët/ Arrestohet bashkëshorti

Njëri prej të miturve është gjetur i pajetë në ujërat e lumit Drin!

Bashkëshorti denoncoi të zhdukur gruan dhe tre fëmijët!