MENU
klinika

Rikthimi i regjimit të vizave

Vendimi i Holandës/ Deputetët e PS-së: Skenar i partive ekstremiste

17.04.2019 - 17:54

Për ligjvënësit socialistë vendimi i Parlamentit holandez për rikthimin e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë, është pjesë e një skenari të partive të caktuara ekstremiste dhe skeptike ndaj zgjerimit.

Sipas tyre argumentat ku u mbështet vendimi nuk qëndrojnë.

Ish-ministri i jashtëm Dimtir Bushati, zgjodhi të mos komentojë për këtë temë.

Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda, duke iu kundërvënë vendimit për rivendosjen e vizave me argumentin e rritjes së kriminalitetit dhe azilkërkuesve shqiptarë në Holandë, risolli qëndrimet e qeverisë së Amsterdamit, që ka vlerësuar trendin në ulje të këtyre fenomeneve.

Një ditë më parë, Ministria e Jashtme sqaroi se votimi në parlamentin hollandez për t’i kërkuar Bashkimit Evropian nisjen e procedurës për pezullimin përkohëshëm të liberalizimit të vizave nuk ndryshon rregullat e lëvizjes drejt vendeve shengen.

Romeo Kara 'shpërthen' ashpër: I duket vetja i paprekshëm

“SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh…”

Balluku: Nuk do të ketë funksion fitimprurës!

“Shkrihet” AlbControl, krijohet një ent i ri