MENU
klinika

Kalon "sitën" e Vetting-ut

KPK konfirmon në detyrë kryegjyqtaren e Lushnjes

18.04.2019 - 11:31

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë kryetaren e Gjykatës së rrethit Gjyqësor Lushnje, Esmeralda Çeka.

Çeka rezultoi e pastër në tre kriteret, atë të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe vlerësimit profesional.

Treshja gjykuese përbëhej nga Etleda Çiftja në cilësinë e kryesueses, Genta Tafa Bungo relatore dhe Pamela Qirko anëtare. I pranishëm ishte edhe vëzhguesi ndërkombëtar, Ferdinando Buatier de Mongeot.

Relatorja Genta Tafa Bungo u shpreh se rivlerësimi i gjyqtares Çeka ishte kryer për të tre kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kryer një hetim të pavarur të pasurisë, ndonëse Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, ILDKPKI kishte arritur në përfundimin se subjekti kishte bërë deklarim të saktë dhe kishte burime të ligjshme.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier