MENU
klinika

Detaje

Sot s’ka protestë, çfarë po “kurdis” opozita?

18.04.2019 - 11:44

Aksioni i opozitës duket se do të marrë tjetër drejtim dhe opozita po përgatit një tjetër plan.

Sot po zhvillohet seanca plenare, po ndryshe nga sa jemi mësuar herët e tjera nuk kemi një protestë jashtë Parlamentit.

Opozita ka vendosur mos protestojë këtë të enjte, ndonëse dje u raportua për se do zhvilllohej një protestë nga ana e të rinjve të FRPD e LRI.

Kujtojmë se kreu i opozitës Lulzim Basha do të mbledhë sot në orën 12:00 kryesinë e PD.

Ndoshta nga kjo mbledhje do të dalë edhe plani që do vërë në zbatim opozita gjatë ditëve në vijim.