MENU
klinika

Zgjedhjet e 30 qershorit

OSBE/ODHIR: Vendimi i opozitës i pashembullt!

18.04.2019 - 11:53

“OSBE/ODIHR pritet të sjellë në Shqipëri, 250 vëshgues për zgjedhjet vendore të 30 qershorit”, kështu bëhet me dije në raportin për nevojën e vëzhgimit të zgjedhjeve.

OSBE/ ODHIR vlerëson se në Shqipëri ka mosbesim e polarizim mes partive, situatë e cila mund të ndikojë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Shumica e bashkëbiseduesve të ODIHR nënvizuan një shkallë të lartë të polarizimit dhe mosbesimit midis tyre, partitë politike dhe politizimi i institucioneve të cilat mund të ndikojnë negativisht në sjelljen e zgjedhjeve.

Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore njoftuan se do të merren të gjitha masat për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe për të pranuar rekomandime e vëzhguesve të OSBE.

Zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të zhvillohen pas një vendimi të pashembullt të opozitës në parlament për të hequr dorë nga mandatet e tyre.

Më tej, opozita organizoi një seri protestash që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe thirrjen për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Qeveria i hodhi poshtë këto kërkesa.

Përplasjet politike në vend pezulluan reforma të rëndësishme, duke përfshirë edhe ate zgjedhore”, thuhet në raport.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve