MENU
klinika

Reagimi

Grupet e reja Parlamentare/ Soreca: Kjo opozitë të futet në zgjedhje!

18.04.2019 - 12:24

Pas krijimit të dy grupeve parlamentare në Kuvend që përfaqësojnë PD dhe LSI, ka ardhur reagimi i ambasadorit të Bashkimit Evropian në vendin tonë.

Sipas tij, kërkohet që kjo opozitë e re të shkojë në zgjedhjet lokale dhe të bisedojë me palët e veta.

Duam që kjo opozitë të shkojë në zgjedhjet lokale. Duam që kjo opozitë të shkojë në zgjedhjet lokale”, shprehet Soreca.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi njoftoi sot se grupi parlamentar i deputetëve të rinj të PD-së do të kryesohet nga Rudina Hajdari, ndërsa ata të LSI-së do të drejtohen nga Nimet Musaj.

Opozita e re ka 27 deputetë në Kuvend deri më tani, 13 nga LSI dhe 14 nga PD.