MENU
klinika

Fëmijët e Sllobodan Millosheviçit

Vajza e kasapit: Jeton në errësirë, askush nuk shoqërohet me të

18.04.2019 - 21:39

Marko dhe Maria Millosheviç, fëmijët e Sllobodan Millosheviçit, me gjasë nuk do të jenë prezentë në funeralin e nënës së tyre, Mira Markoviç, ashtu siç nuk ishin në funeralin e babait të tyre.

Maria Millosheviç ka jetuar në Mal të Zi për vite me radhë, dhe megjithëse ajo tashmë ka dokumentet e nevojshme që ia mundësojnë të udhëtojë jashtë Malit të Zi, siç shkruan gazeta serbe “Novosti” me gjasë ajo nuk do ta bëjë këtë.

Arsyeja për këtë është qëndrimi i saj se familjes Millosheviq i është bërë “një padrejtësi e madhe”.

Marija Millosheviç me gjasë është e pavetëdijshme për padrejtësitë që politika e babait të saj i ka shkaktuar ndaj qytetarëve në të gjithë ish Jugosllavisë dhe ajo ka kohë që thotë se nuk ka ndërmend të kthehet kurrë në Serbi dhe se e ka ndërmend të shkruajë librin “Përse jam e zemëruar me Serbinë”.

sllobodan milloshevic-konica.al
sllobodan milloshevic-konica.al

Maria Millosheviç, që siç pretendojnë fqinjët e saj jeton në Cetinje, është e mbyllur gjatë gjithë kohës në shtëpi, prapa perdeve të lëshuara. Askush nuk e ka parë atë, dhe tërheqja e saj në vetmi ka qenë mëse e zakonshme për fqinjët e saj për një kohë të gjatë. Meqë askush nuk shoqërohet me të, ajo herë pas here vizitohet nga ish burri Slobodan Bulatoviq, i cili është i vetmi që ka hyrë në oborrin e saj këto ditë.

Kujtojmë se Marija Millosheviç u largua nga Serbia më 2001, menjëherë pasi i ati i saj u ekstradua në Hagë.

Burri i saj i parë, Nikola Mishljenoviç, një ish diplomat, vdiq në vitin 2014 në moshën 62 vjeçare. Maria ishte 18 vjeçe kur u martua me burrin 15 vjet më të vjetër. Ata ishin në martesë për rreth tre vjet derisa ishte në shërbimin diplomatik në Japoni.

Gjatë arrestimit të Sllobodan Millosheviçit, vajza e tij e tërbuar kishte shtënë me pistoletë në drejtim të hetuesit, Goran Cavlin dhe njerëzve që ishin me të. Për posedim të armës nuk kishte pasur leje, derisa më vonë u vetëmbrojt duke thënë se kishte shtënë në qiell të hapur dhe se nuk kishte për qëllim të lëndonte askënd.

Kundër saj u ngrit aktakuzë për provokimin e rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë kohës kur po merrej në pyetje, iku në Mal të Zi. Vepra penale e posedimit të paautorizuar të armëve, për të cilën u akuzua, shkoi në vjetërsi në vitin 2007 dhe procesi i lidhur me të shtënat ishte pak më i komplikuar. Në fund të shtatorit të vitit 2002 ajo u dënua me tetë muaj burgim.

Megjithatë, avokati i saj apeloi duke bërë që gjykata të mbështesë ankesën dhe të anulojë aktgjykimin./ Reporteri.net