MENU
klinika

ATP Monte Carlo

‘Shokohet’ Djokoviç/ Medvedev mposht tenistin serb

19.04.2019 - 18:09

Novak Djokoviç ka pësuar një humbje befasuese përballë Daniil Medvedev, në turneun “Masters” të Monte Carlos.

Djokoviç mori një surprize të hidhur duke humbur 2-1 ndeshjen ndaj përballë rusit.

Tenisti serb u mposht 6-3 në setin e parë dhe u përpoq të reagonte duke fituar 4-6 të dytin.

Ata që menduan se Djokoviç mund të triumfonte në të gjithë ndeshjen u gabuan, pasi Medvedev triumfoi 6-2 në setin e tretë, duke ‘gjunjëzuar’ tenistin serb.

Në fakt, ishte vetë Djokoviç i cili bëri më shumë gabime. Kampioni dy herë i botës dukej totalisht jashtë forme teksa prodhoi 47 gabime të paforcuara.Kur kundërshtari i tij u dorëzua, Medvedev shpërtheu në festë për herë të pestën herë, duke nënshkruar një fitore të paharrueshme.

“Nuk e prisja këtë, unë isha i sëmurë para turneut dhe marrja e antibiotikëve”, tha Djokoviç.

Rusi Medvedev më tej do të përballet me Dusan Lajoviçin, i cili gjithashtu arriti në gjysmëfinale të Mastersit për herë të parë, pasi mposhti Italian Lorenzo Sonego 6-4 7-5.

Ndeshja tjetër është midis Borna Coric të Kroacisë dhe Fabio Fognini të Italisë.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”