MENU
klinika

"Marca" e bën të sigurt

Hazard tek Real Madrid, së shpejti zyrtarizimi

19.04.2019 - 16:33

Eden Hazard pritet të jetë blerja e tretë e Realit Madrid për sezonin 2019-2020 pas atyre të Rodrygos dhe Eder Militaos.

Siç raporton “Marca”, që ndodhet fare pranë klubit “Merengues”, Perez do të zyrtarizojë blerjen e belgut në ditët e ardhshme.

Interesimi i Realit për Hazard ka qenë i hershëm dhe tani klubet kanë hyrë në bisedime intensive.

Sipas gazetës spanjolle, kostoja e operacionit do të jetë rreth 100 mln euro duke e bërë Hazard një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e futbollit.

Edhe vetë 28-vjeçari ka dashur me çdo kusht të vihej nën urdhrat e Zinedine Zidane duke refuzuar tre oferta nga drejtuesit e bluve të Londrës për rinovimin e kontratës. Nga ana e tij, Hazard ka premtuar se do të japë maksimumin për të kontribuar në arritjen e objektivave të klubit.

Aktualisht Chelsea synon kualifikimin në Champions League dhe këtë mund ta arrijë nëpërmjet Premier League-s ose fitimit të Europa League-s.