MENU
klinika

Studimi

Mangësia e folatit, e zakonshme tek gratë në moshën riprodhuese

21.04.2019 - 18:24

Së fundimi është publikuar një studim që tregon sasinë e folatit dhe vitaminës B12 në gjakun e grave jo shtatzëna të moshës riprodhuese.

Nëse gratë konsumojnë acid folik (lloji i folatit në vitamina) para dhe gjatë shtatzënisë, kjo mund të ndihmojë në mbrojtjen e foshnjave të tyre nga defektet e tubit nervor.

Disa kërkime të mëparshme kanë treguar gjithashtu se gratë me sasi të vogla të vitaminës B12 në gjakun e tyre pak para dhe pas shtatzanisë mund të jenë në rrezik për të pasur një fëmijë me një defekt të tubit nervor.

Studimi i fundit i raportuar në Journal of Nutrition tregoi se shumë gra kishin nivel të ulët të folatit ose të vitaminës B12. Këto rezultate zbuluan se ndërhyrje shtesë janë të nevojshme për të nxitur marrjen adekuate të të dyja vitaminave në mënyrë që gratë e moshës riprodhuese të kenë sasi optimale të secilës vitaminë në gjakun e tyre.

Hulumtuesit kanë mbledhur të dhëna nga një grup i grave jo shtatzëna, të moshës 15-49 vjeç, të cilat kanë karakteristika të ngjashme me të gjithë popullsinë e grave jo shtatzëna në vend.

Hulumtuesit përdorëm këto të dhëna:
-Masën e folatit të gjakut, vitamina B12 dhe anemia midis grave jo shtatzëna të moshës riprodhuese;
-Mënyrën se si statusi i vitaminës B12 mund të ndikojë në sasinë e folatit në gjakun e grave jo shtatzëna.

Gjetjet kryesore nga ky studim ishin këto:

-Shumë gra kishin sasi të ulët të folatit në gjak, përkundër niveleve normale, por nuk e kërkonin shtimin e acidit folik me mënyra alternative.

-Shumë gra kishin sasi të vogla të vitaminës B12 në gjakun e tyre;

-Krahasuar me gratë me sasi të vogla të vitaminës B12 në gjakun e tyre, gratë me sasi normale të vitaminës B12 kishin sasi shumë më të larta të folatit të gjakut.

Këto rezultate tregojnë se gratë e moshës riprodhuese duhet të konsumojnë më shumë folatë dhe vitaminë B12 për të arritur sasi të mjaftueshme në gjakun e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dëmtojnë lëkurën tonë

5 gabimet që bëjmë gjatë dushit