MENU
klinika

Dialogu me Serbinë

BE “ultimatum” Kosovës: Alternativa e vetme…

21.04.2019 - 10:47

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç, teksa ka komentuar dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit tha se përsa i përket tarifave dhe hapave të tjerë për dialog, pozicioni i tyre është i qartë.

Dialogu mes dy vendeve ka mbëtur i ngrirë që nga nëntori i vitit të kaluar.

Shkak është bërë vendosja e taksës doganore 100% nga ana e Qeverisë së Kosovës për mallrat serbe dhe boshnjake.

Ndonëse ky vendim u mbështet nga qytetarët e Kosovës, ndryshe reagoi Bashkimi Evropian, zyrtarë të cilës vazhdimisht deklaruan se taksa duhet hequr.

Po ashtu, kundër u shprehen edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kocijançiç tha se nuk ka alternativë tjetër për vazhdimin e dialogut, pos heqjes së taksës.

Siç e kemi thënë vazhdimisht, BE se bashku me shtetet anëtare dhe SHBA, i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që të pezullojë tarifat në mënyrë që të lejojë rifillimin e shpejtë të dialogut. Nuk ka alternativë tjetër për rifillimin e shpejtë të dialogut ndërmjet dy palëve”, thuhet në përgjigjën e saj.

Sipas Koçijançiç këto tarifa doganore po bllokojnë jo vetëm dialogun, por edhe rrugën evropiane.

Tarifat jo vetëm qëndrojnë në rrugën e dialogut, por gjithashtu qëndrojnë në rrugën evropiane të Kosovës”, ka theksuar ajo në përgjigjën e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkupi ngre alarmin për sulme nga Rusia

Demiraj: Mali i Zi është më i rrezikuari në Ballkan

“Dështuan të mbajnë fjalën për dialogun"

BE-ja kritika Kosovës dhe Serbisë!

"A mos më kanë vendosur një çip në kokë?"

Vuçiç humb kontrollin, përplaset me gazetaren

Vendimi i Dodik do të ndezë luftën në Ballkan

Pse rezoluta për Srebenicën do të hapë “Kutinë e Pandorës”?

Ja nga kush po pret “dritën jeshile”

Pahor përgatit draftin për dialogun Kosovë-Serbi