MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, shënohet incidenti i parë

21.04.2019 - 11:30

Ditën e sotme rreth 1.8 mln votues zgjedhin presidentin e ri në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë, përveç vendvotimit 2344 në komunën e Studeniçanit.

Kjo për shkak se një person që ka pasur çelësin e atij vendivotimi, ka refuzuar që ta hapë derën.

Këto janë informacionet e para, nga vëzhgimi i MOST në terren.

Asociacioni qytetar MOST procesin e votimit gjatë ditës së sotme do ta monitorojë me 1500 vëshgues, të cilët do jenë prezent në 1160 vendvotime.

Preskonferenca e ardhshme, nga MOST, pritet të zhvillohet në orën 11:00.