Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cërrik të Elbasanit pasditen e kësaj të hëne, viktimë e së cilës ka mbetur një 25-vjeçare.
E reja ka humbur jetën në sallën e lindjes teksa sillte në jetë fëmijën e parë.
Sipas të dhënave, e reja kishte fëmijën e saj të parë dhe shkak i vdekjes ka qenë arresti kardiak. Fëmija ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që familjarët akuzojnë bluzat e bardha për neglizhencë.
Viktima kishte vetëm 10 muaj që ishte martuar. Trupi ndodhet ende në morg, për t’iu nënshtruar autopsisë, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.
Ndërkohë, në spital kanë mbërritur forca të shumta policore, për të marrë në pyetje mjekët që asistuan në operacion.