MENU
klinika

Benefitet!

A duhet të konsumojmë fruta pas ushqimit?

23.04.2019 - 09:45

Sa i përket frutave, ekziston besimi se nuk është mirë t’i hani ato në fund të një vakti. Kjo për shkak se, sipas disa mendimeve, do të jepte ndjenja të fryrjes dhe ngopjes dhe do ta bënte humbjen e peshës më të vështirë.

Në të vërtetë, sipas ekspertëve të mjekësisë thuhet se disa substanca të pranishme në fruta, siç janë fibrat dhe oligosakaridet, mund të shkaktojnë një transit më të ngadalësuar të ushqimit përmes traktit gastrointestinal, si dhe një akumulim të gazit për shkak të proceseve të fermentimit.

Megjithatë, theksohet se fenomenet e këtij lloji ndodhin mbi të gjitha tek ata që kanë një ndjeshmëri të lartë të zorrëve. Për shembull, ata që vuajnë nga ulcera, meteorizmi ose sindromi i zorrëve të irrituara.

Psikologjia, shton se me përjashtim të këtyre situatave të veçanta, nuk ka asnjë kundërindikacion në konsumimin e frutave pas një vakti.

Përfundimi i ushqimit me fruta mund të jetë i dobishëm. Në veçanti, sheqernat që përmbahen në frut lëshohen më ngadalë nëse konsumohen në fund të një vakti se sa kur hahen me stomak bosh.

Aciditeti i frutave dhe vitamina C lehtëson absorbimin e hekurit që gjendet në perime. Substancat antioksiduese të pranishme në fruta mbrojnë ushqimin nga dëmtimet oksiduese. Së fundi, shija e thartë e frutave është e rëndësishme sepse i jep trupit sinjalin se vakti ka mbaruar.

Së fundi, studime të shumta kanë treguar se konsumimi i të paktën 5 racioneve të frutave dhe perimeve në ditë është i lidhur me një rrezik më të ulët të zhvillimit të sëmundjeve të rënda, si p.sh. sulmi në zemër, hipertensioni dhe kanceri i zorrës së trashë.

Të pasura me lëndë të shumta ushqyese

Përfitimet që merrni nga konsumi i farave Chia

Shkaqet e shfaqjes dhe produktet që duhet të konsumoni

Njollat e bardha në lëkurë, shenjë e mungesës së vitaminave në organizëm!

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj