23.04.2019 - 10:39
Hetimet për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq në marsin e vitit të kaluar vijon ende.
Ata akuzohen nga Turqia si mbështetës të Fetullah Gylenit.
Në lidhje me këtë çështje do të merret në pyetje këtë të hënë nga Komisioni Hetimor Parlamentar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Seanca e marrjes në pyetje për presidentin do të nisë rreth orës 13:00 në një nga sallat e Kuvendit.
Më parë ka dëshmuar edhe kryeministri, Ramush Haradinaj si dhe disa ish-ministra, funksionarë të lartë shtetërorë.
Ky veprim shkaktoi reagime të forta dhe akuza mes palëve politike, ndërsa Presidenti Rexhep Taip Erdogan përcolli mesazh falënderimi për presidentin e Kosovës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Dëbimi në Turqi
Presidenti Thaçi pritet të raportojë për ‘gylenistët’
Përmbledhja ditore e rajonit