Balerini i famshëm italian Stefano de Martino dhe Belen Rodriguez prej muajsh janë përfolur në media të ndryshme se janë rikthyer bashkë dhe po ashtu janë fotografuar duke u puthur, mirëpo ata kanë qëndruar në heshtje dhe madje edhe e kanë mohuar lidhjen e tyre.
Për një kohëshumë të gjatë nuk pati asnjë reagim prej tyre, por së fundmi duket se gjërat kanë ndryshuar.
Së fundmi Belen, e cila i ka dhënë fund lidhjes me Andrea Ianonne-n, ka vendosur që ta bëjë vetë publike dhe zyrtare lidhjen me Stefano-n përmes një fotoje të adhurueshme që mund ta shikoni më poshtë, ku duken më të dashuruar se kurrë.
Dyshja në fjalë i dhanë fund martesës në 2015-ën, por zjarri i dashurisë së tyre duket se nuk u shua kurrë.
Rikujtojmë se ata janë prindër të një vogëlushi.