MENU
klinika

Çfarë diskutohet në takim?

Zyrtarizohet koalicioni opozitar, Soreca “troket” në zyrën e Bashës

23.04.2019 - 17:54

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, po zhvillon një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha në selinë blu.

Takimi i diplomatit europian me Bashën vjen pas zyrtarizimit të koalicionit opozitar.

Përfaqësia e PD nënshkroi paktin me 10 pika fillimisht me republikanët e kryesuar nga Fatmir Mediu, më pas me Agron Dukën e PAA, Vangjel Dulen e PBDNJ, Nard Ndokën e PD, Dashamir Shehi të LZHK, Shpëtim Idrizin e PDIU dhe në fund me Monika Kryemadhin e LSI.

Në marrëveshje nënvizohet se partitë nënshkruese të këtij Koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. E për këtë rruga e vetme shihet formimi i një qeverie tranzitore me mandat të posaçëm.

Në marrëveshje theksohet se nuk do të lejohen zgjedhje farsë të organizuar nga qeveria e Edi Ramës. Qëndrimi që u theksua dhe prej Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës

U vra një javë më parë nga bashkëmoshatari!

Qytetarët protestojnë për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika