Pak ditë më parë u përhap në media lajmi se ministri i Jashtëm Gent Cakaj dhe vazja e Linda Ramës bashkëjetojnë bashkë.
Në lidhje me këtë thashethem, Cakaj ka folur dje teksa ishte i ftuar në “Opinion”.
Ai tha se ky informacion është krejtësisht i pavërtetë dhe një shpifje për të goditur atë dhe kreun e qeverisë Rama.
“Kjo përveç se është absolutisht e pavërtetë është edhe dashakeqe. Me autorët e kësaj do ballafaqohem në gjykatë. Kanë bërë gjithfarë obstruksionesh me këtë çështje.
Kjo është një gënjeshtër absolute bëhet për të njollosur kryeministrin dhe reformën në ministrinë e Jashtme.
Ajo korrespondon dhe me një iniciativë që kemi marrë në ministri që është lufta kundër nepotizmit dhe klaneve në diplomacinë shqiptare.
Janë klane të caktuara ato po spekulojnë. Unë jetoj vetëm dhe nuk jam në një lidhje. Kjo është produkt i fantazisë së shfrenuar dhe unë turpërohem të flas për këtë çështje”, tha Cakaj.