MENU
klinika

Vdiq pas lindjes

Familjarët e 25-vjeçares në protestë, lirohen mjekët

24.04.2019 - 11:40

Ngjarja e rëndë ku një nënë e re në Elbasan ndërroi jetë sapo solli në jetë fëmijën e saj të parë ka tronditur familjarët.

Teksa sot zhvillohet seanca për mjekët e arrestuar, familjarët me foshnjën në krah po protestojnë para Gjykatës së Elbasanit.

Familjarët protestojnë para gjykatës ku ndodhen dy mjekët Nikollaq Thano, reanimator, dhe Mehmet Ibaj, kardiolog të cilët u arrestuan për vdekjen e 25-vjeçares.

Familjarët akuzojnë mjekët për humbjen e së afërmes së tyre.

‘Duam drejtësi, të zbardhet e vërteta. Nuk duam të manipulohet e vërteta’, shprehen familjarët e Rexhina Debrovës.

Dyshohet se një prej mjekëve është vonuar rreth 3 orë për të mbërritur në vendin e punës.

Teksa familjarët e Rexhina Debrovës, e cila humbi jetën pas lindjes kanë dalë sot me foshnjën në krah për të protestuar jashtë gjykatës së Elbasanit, brenda saj trupa gjykuese ka dhënë vendimin për dy mjekët e arrestuar.

Mësohet se prokurori Xhelian Seferi pasi referoi para gjykatës hetimin e plotë të çështjes nē ngarkim tē dy mjekëve kërkoi që ndaj tyre të caktohej masa “Detyrim Paraqitje”, për Nikollaq Thano, reanimator, dhe Mehmet Ibaj kardilog, duke i lënë kështu të lirë nga masa e arrestit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN