Afati i fundit ligjor i regjistrimit në KQZ ka skaduar ditën e djeshme. Brenda këtij afati partitë politike duhej të dorëzonin kërkesat për regjistrim në zgjedhje.
Duke qenë se asnjë nga partitë opozitare, deputetët e të cilëve dogjën mandatin nuk u regjistruan brenda afatit ata kanë mbetur jashtë zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.
Asnjë prej partive pjesë e koalicionit opozitar, PD, LSI, PR, LZHK, PDK, PBDNJ, PDIU, si dhe të tjera që nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit, nuk janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të garuar në përballjen për pushtetin vendor.
Me vendim të KQZ janë regjistruar deri më tani 34 forca politike, që do të masin forcat në përballjen e 30 qershorit.
Në total, pjesë e garës për zgjedhjet e pushtetit vendor do të jenë 42 subjekte politike, që kanë respektuar afatet ligjore për regjistrim.
Partitë e regjistruara në KQZ:
1. Partia Socialiste e Shqipërisë Edi Rama
2. Partia Socialdemokrate Shqiptare Skender Gjinushi
3. Partia Fryma e Re Demokratike Bamir Topi
4. Partia Demokracia Sociale Paskal Milo
5. Partia Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela
6. Partia Lista e Barabartë Ben Blushi
7. Partia Zgjidhja Koço Kokëdhima
8. Partia e Gjelbër Edlir Petanaj
9. Partia Kristian Demokrate Dhimitër Muslia
10. Partia Aleanca Demokristiane Zef Bushati
11. Partia Socialiste e Moderuar Gjergji Koja
12. Partia Unitetit Kombëtar Idajet Beqiri
13. Partia Emigracionit Shqiptar Kostaq Papa
14. Personat me Aftësi të Kufizuar Gjovalin Shqalshi
15. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare Genci Sakaj
16. Partia e të Drejtave të Mohuara Ilir Vata
17. Demokracia e Re Europiane Koçi Tahiri
18. Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane Valentino Mustaka
19. Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet Kujtim Muça
20. Partia Ardhmëria Shqiptare Emin Subashi
21. Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen Kristo Kiço
22. Partia për Demokraci dhe Solidaritet Gaqo Apostolo
23. P. Për Mbrojtjen e të drejtave te emigranteve Ymer Kurti
24. Partia Komuniste e Shqipërisë Qemal Cicollari
25. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar Ylber Valteri
26. Partia Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni
27. Partia Bashkimi Liberal Demokrat Arian Starova
28. Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë Arian Galdini
29. Partia Kombëtare Konservatore Kujtim Gjuzi
30. Partia për Mbrojtjen e te Drejtave të Puntoreve Kadri Isufaj
31. Partia Aleanca Kuq e Zi Kreshnik Spahiu
32. Partia e Reformave Demokratike Krenar Rryçi
33. Partia e Pajtimit Kombëtar, Spartak Dobi
34. Partia Socialpuntore Shqiptare, Ramadan Ndreka