MENU
klinika

“Ulliri, pema e dhimbjes”

Anagnosti: Shqiptarët kanë identitet të mrekullueshëm

24.04.2019 - 16:40

Lexuesi, ka tanimë në duar librin e një mjeshtri – kështu e ka cilësuar botimin e ri “Ulliri, pema e dhimbjes” të kineastit Dhimitër Anagnosti, studiuesi Shaban Sinani. Etyde, skica, ditar, rrëfime dhe tregime e novela vijnë nëpërmjet këtij botimi, që me saduket edhe për kritikën, rrëfejnë se si “Shqipëria letrare është më e bukura nga të gjitha Shqipëritë: politike, ideologjike, ekonomike dhe historike”. Bashkëshoqëruesja e tij më e afërt në skenë edhe në jetë, aktorja Roza Anagnosti, edhe pse një jetë me mjeshtrin e kinemasë, mes emocioneve përshkruan, se ky libër është një gëzim i madh, pasi artisti nëpërmjet tij do të takohet me lexuesit që adhurojnë veprën e tij.

 

“Do të dëshiroja me gjithë zemër, që të ishte një takim i ngrohtë. Ky është edhe qëllimi i botimit të këtij libri. Jam e gëzuar që arriti ta materializojmë këtë libër. Është gëzim për një krijues, një kineast, që jo nëpërmjet filmit, por nëpërmjet librit do të takohet me lexuesit, që adhurojnë veprën e tij.
Anagnosti ka shkruar 20 skenarë, prej të cilëve dy janë botuar, ndërsa kjo është vepra e katërt, pas romanit “Koburja nga Europa”. Ishte një nxitje e brendshme, e mesa duket erdhi momenti, që Dhimitri të na përcillte emocione të reja.

 

Vepra e botuar si një sintezë, është vazhdim i krijimtarisë së tij, si kineast, skenarist dhe shkrimtar. Është edhe një homazh për të gjithë ata artistë të shquar, që nuk janë më, por që kanë lënë veprat e tyre. Dhimitri është i kursyer në fjalë, por jo me ndjenja dhe filozofinë e tij. Siç thotë ai: “Unë punën time e kam kryer, tani libri është në dorën tuaj, jeni ju që do ta gjykoni”, – shprehet aktorja Roza Anagnosti.

 

 

 

Ndërsa, për fjalëpakun, të urtin dhe të palodhurin Dhimtër Anagnosti, ky libër është një tjetër mision i përmbushur prej tij, për t’i ardhur sadopak në ndihmë kujtdo, që do të njihet me vlerat e pashuara të një kombi në kinematografinë shqiptare.

 

 

 

“Është kënaqësi, që pas kësaj pune, të kemi dhe të tjera punë, si ajo punë krijuese që kemi bërë dikur. Kështu, mund të bashkëjetojmë edhe të bashkohemi përmes artit me artin. Shqiptarët kanë identitet të mrekullueshëm, kanë talente edhe shpresojmë që të vazhdojmë që të vazhdojmë kemi shkrimtarë, piktorë, muzikantë edhe kineastë të mirë”, – u shpreh kineasti i njohur.

 

 

Gjatë promovimit të librit të regjisorit dhe kineastit Anagnosti, artistët Robert Radoja, Mehdi Malkaj dhe Kristian Koroveshi lexuan disa fragmente.

 

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!