25.04.2019 - 12:52
Rreth 3 muaj më parë Dritan Dajti u dënua me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve pas 10 vitesh proces.
Kujtojmë që ndaj gjyqtarëve që dhanë vendimin ka nisur një hetim për “korrupsion pasiv”.
Ndërkohë sot mbrojtja e Dajtit ka bërë kundra rekurs ndaj rekursit të Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, e cila kundërshton dënimin me 25 vite burg.
Kundra rekursi u bë me argumentin se ankimi i prokurorisë së Apelit nuk është bërë nga prokurori i dosjes.
Nga ana tjetër, Dajti pretendon të mos pranohet rekursi i prokurorisë si i bërë në kushte joligjore.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Heqja e dënimit të përjetshëm