Rami Malek i bashkohet kastit të aktorëve në filmin James Bond
Disa detaje të reja janë publikuar për herë të parë mbi filmin e ri të James Bond.
Edhe këtë vit, aktori 51-vjeçar Daniel Craig, i preferuari i regjisorit, do të jetë personazhi kryesor i filmit.
Kjo është hera e pestë që Craig rrëmben rolin e merituar të personazhit më të preferuar të filmave aksion.
Ndërkohë një emër i ri por jo më pak i famshëm i është bashkuar kastit të aktorëve të filmit.
Bëhet fjalë për Rami Malek, 37 vjeç, i cili do të ketë rolin e personazhit negativ, që do t’i kundërvihet Bond-it dhe ka premtuar se nuk do t’ia bëjë edhe aq të lehtë misionin agjentit 007. Emra të tjerë që do t’i bashkohen kastit janë: Dali Benssalah, Lashana Lynch, Ana De Armas, David Dencik dhe Billy Magnussen.
Ndërkohë, nuk do të mungojnë ikonat e filmit, Ralph Fiennes, Lea Seydoux, Naomie Harris, Ben Whishaw, Rory Kinnear dhe Jeffrey Wright.Filmi do të xhirohet në Norvegji, Angli dhe itali.