MENU
klinika

Shitjet

“Microsoft”, gjiganti i tretë që arrin vlerën 1 trilion dollarë në bursa

26.04.2019 - 09:36

Gjiganti i programeve kompjuterike, “Microsoft” ka kapur vlerën e një trilion dollarëve në bursë, rritje që erdhi menjëherë pasi u raportua për të ardhura nga shitjet më të larta nga parashikimet.

Gjiganti amerikan e kaloi për pak minuta gjatë kësaj të enjteje këtë prag, përpara se vlera e aksioneve të binte disi.

Kjo arritje e sotme e bën “Microsoft”-in një prej 3 firmave publike që kanë mundur të kapin shifrën e 1 trilion dollarëve në tregjet e bursave, pas “Apple” dhe “Amazon”.

Aksionet e “Microsoft”-it janë rritur me një të tretën e vlerës gjatë vitit të kaluar, ndihmuar nga rritja e biznesit më të ri të quajtur “cloud”.

Të mërkurën, firma njoftoi se të ardhurat ishin rritur me 14 për qind, në nivelin e 30.6 miliardë dollarëve në tremujorin e katërt, falë rritjes që pësoi shërbimi “cloud” dhe një rritjeje të papritur të programeve të saj. Fitimet neto u rritën me 19 për qind, duke shkuar në 8.8 miliardë dollarë.

“Microsoft”-i vijon të njëjtën performancë të shkëlqyer si nën drejtimin e bosit Satya Nadella, i cili kaloi 5 vite në përpjekje për të zvogëluar ndikimin e firmës nga sistemi dikur dominues i operimit “Ëindoës”.

“Apple” dhe “Amazon” e kapën këtë nivel rekord për herë të parë në muajit gusht dhe shtator të vitit të kaluar, respektivisht, por që të dyja pësuan rënie më vonë.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”