MENU
klinika

Kritikat

Deputeti gjerman ‘fshikullon’ opozitën: Futuni në zgjedhje!

26.04.2019 - 13:36

Anëtari i Bundestagut gjerman, Christian Petry, ndodhet në Tiranë për të parë nga afër klimën politike pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet dhe nisur protestat.

Gjatë një deklarate për mediat nga ambientet e ambasadës gjermane, Petry apeloi për dialog mes maxhorancës dhe opozitës për t’i dhënë zgjidhje krizës, ndërsa djegien e mandateve e konsideroi hap të gabuar.

 “Qeveria dhe opozita të dialogojnë për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate. Djegia e mandateve ishte një hap i gabuar nga opozita”, u shpreh Petry. Gjithashtu ai i bëri thirrje opozitës që të futet në zgjedhjet vendore. “PD të futet në zgjedhjet e 30 qershorit”, tha Christian Petry.