MENU
klinika

Detajet

Tragjike në Tiranë, gruaja hidhet nga kati i katërt

26.04.2019 - 16:56

Policia informon se një grua 39-vjeçare është vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati, duke ndërruar jetë.

Uniformat blu sqaruan se ngjarja ndodhi në rrugën “Haki Stërmilli” në kryeqytet, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 13:27 në rrugën “Haki Stërmilli” dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit shtetasia M. H., 39 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”