Pas zjarrit të madh i cili përfshiu Athinën në muajin korrik, shteti grek ka marrë vendimin të vlerësojë tre emigrantë, njëri prej të cilëve, shqiptar.
Ministri i Brendshëm i Greqisë, në bashkëpunim me Presidentin, kanë vendosur që të tre emigrantëve t’ju dhurojnë shtetësinë greke, si shpërblim i kontributit të tyre për të shpëtuar të mbijetuarit.
Kryeministri i Greqisë, Tsipras, ka vlerësuar gjithashtu emigrantët gjatë një takimi që zhvilloi në Mati me familjet e dëmtuara nga zjarri.
“Peshkatarët e Nea Makrit, vendas edhe emigrantë, zhvilluan një betejë heroike gjatë gjithë harkut kohor të tragjedisë duke shpëtuar jetë. Shteti e vlerëson sakrificën e tyre. I falënderojmë”, ka shkruar kryeministri grek në faqen zyrtare në Twitter.
Nga zjarri masiv që përfshiu periferinë e Athinës humbën jetën mbi 98 persona, ndërsa shumë të tjerë u plagosën.
Mes viktimave ishin edhe dy shqiptarë, ndërsa mbi 13 u lënduan nga beteja me flakët.