MENU
klinika

Prononcimi i ministres

Balluku: Do të skanojmë kontratën me kinezët

27.04.2019 - 16:04

Prononcimi i ministres Belinda Balluku sa i takon autorizimit të Avokatit të Shtetit për të kontraktuar një studio ndërkombëtare ligjore, për shërbim konsulence, sa i takon marrëveshjes koncensionare me kompaninë koncensionare kineze në aeroportin e Rinasit.

Belinda Balluku: “Përsa i përket një kontrate konsulence që Avokati i Shtetit ka aplikuar për zgjidhjen e problematikës që ne kemi me kontratën koncensionare, kemi të gjithë të drejtën si shtet të aplikojmë për ta pasur mbështetje ligjore nga studio të njohura ndërkombëtare dhe kjo nuk përkthehet as në zgjidhje të kontratës koncensionare dhe as në vazhdim.

Ne kemi kërkuar një mbështetje ligjore për t’a sonduar dhe skanuar atë kontratë e cila është problematike për të gjithë partnerët që operojnë në aeroport, edhe për policinë e shtetit, edhe për shtetin shqiptar, nga njëherë dhe për cilësinë e shërbimeve që ju ofrohet qytetarëve atje.

Kështu që nuk ka asgjë të fshehur prapa kërkesës së Avokatit të Shtetit për mbështetjen nga një studio ligjore ndërkombëtare përsa i përket kontratës së koncensionit, thjesht ne po marrim masat maksimale për t’u ofruar të gjithë udhëtarëve shqiptarë por dhe atyre të huaj të cilët janë mbi 6 milionë turist në vitin e shkuar dhe presim dhe një rritje, kështu që ata meritojnë të gjithë fokusin e qeverisë shqiptare”.

Deri në mars janë regjistruar 716 mijë autovetura

1 në 4 persona ka një makinë në Shqipëri!

Nga “taksa” e tërmetit tek energjia

Banka Botërore gati kredi tjetër 80 mln USD

Biznesi do investime, qytetarët shtëpi

Më shumë borxhe! Në 3 muaj bankat dhanë 814 mln €!

Shembujt dhe burimi i konfuzionit për shpenzimet

Sa është fatura e tatimit për profesionistët e lirë?

Do të krijohet skemë e re për profesionistët

Ndryshimi drastik që do të ndodhë me pensionet