MENU
klinika

Dinamika e vrasjes së dy kushërinjve

Vrasja në Laç, policia shpall në kërkim autorët

29.04.2019 - 08:43

Detaje të rënda janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Laçin mbrëmjen e djeshme.

Disa persona u përplasën me armë zjarri në qendër të qytetit, ku si pasojë mbetën të vdekur 2 persona.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, në lagjen nr.1, afër një lokali, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona, me inicialet M.J dhe J.J.

Dy viktimat Mikel Jushi 35 vjeç dhe Jani Jushi 30 vjeç janë kushërinj të parë me njëri-tjetrin.

Dy kushërinjtë të u dërguan në një spital privat në Tiranë, por nuk arritën t’i mbijetonin plagëve të marra.

35-vjeçari, Mikel Jushi ishte pronari i një lokali në zonë, ndërsa 30-vjeçari Jani Jushi ishte djali i xhaxhait të tij.

Nuk dihet ende arsyeja e përplasjes me armë, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli në qytet për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Dyshimet e para lidhen me konflikte të vjetra mes autorëve dhe dy viktimave, që janë edhe kushërinj të parë.

Mësohet se dy viktimat ndodheshin në një tavolinë dhe kanë debatuar me autorët.

Dy palët më pas kanë dalë jashtë lokalit për t’u sqaruar, sherri ka agravuar dhe duke parë që autorët kishin armë me vete, dy kushërinjtë janë larguar me vrap.

Por, autorët i kanë ndjekur për rreth 100 metra Mikel dhe Jani Jushin dhe i kanë qëlluar disa herë me pistoletë.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme policia ka njoftuar se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy të dyshuarit si autorë të vrasjes së dy kushërinjve.

Autorët janë identifikuar si Markel Gjonbushi, 25 vjeç dhe Vinçens Pali Bushi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN