MENU
klinika

Ritmet pa kufi

Një ditë veç për të vallëzuar

29.04.2019 - 11:58

29 prilli festohet si ditë ndërkombëtare e vallëzimit, pasi në këtë datë të vitit 1727, u lind veprimtari i baletit bashkohor, Zhan-Zhorzh Nover.

Prej vitit 1982, çdo vit, gjithkund nëpër botë luhen shfaqje ku loja dhe vallëzimi janë gjuhë universale, me mision për t’i afruar dhe miqësuar njerëzit me njëri-tjetrin.

 

 

Vallëzimi është disiplinë, punë, mësim, komunikim. Me të kursejmë fjalë që ndoshta, disa njerëz nuk do t’i kuptonin, ndërsa si përgjigje krijojmë gjuhë universale, të kuptueshme për të gjithë.

 

Vallëzimi na jep kënaqësi dhe përkrahje, na bën të jemi të lirë për të fluturuar në ajër si zogjtë dhe për t’iu afruar qiellit, botës, pafundësisë. Ky përshkrim është pjesë e mesazhit ndërkombëtar që përcillet këtë ditë.

 

 

Këtë datë shënuar për kërcimin, çdo valle tradicionale fillon me trasnsmetimin e këtij mesazhi ndërkombëtar.

 

Vallet tradicionale shqiptare:

Vallet lirike zënë vend të madh në folklorin koreografik. Luhen kryesisht nga gratë, më pak nga burrat ose gra e burra bashkë. Llojet e tyre janë vallet rituale (“Lule manushaqe”, Kolonje etj); vallet e dasmës (“Nusja jone arbërore”, Lunxheri – Gjirokastër etj) ; vallet erotike (“Kërcimet e Logut”, Malësia e Madhe – Shkodër etj) ; vallet humoristike (“Vallja e nuses së Fajës” nga Shqipëria e Mesme), vallet pantomime (“Ojna e lepuri”, Hotolisht- Librazhd etj), mes të cilave spikat vallja e Tropojës.

Vallet epike karakterizohen nga forca, burrëria, trimëria, karakteri luftarak, madhështia etj. Luhen kryesisht nga burrat dhe më pak nga gratë ose së bashku. Llojet e tyre janë: vallet luftarake (loja me jatagan, Rrugovë – Kosovë valle dyluftimi etj) dhe valle trimërie (valle të Jugut etj).

Në disa valle gërshetohen lirika me epikën, vallet liriko-epike (“Valle bishtore e Labinotit” Çermenikë – Elbasan etj) dhe valle epiko-lirike (“Kërcim burrash” Hasi i Rrafshit të Kosovës etj)

Brenda elementit kombëtar vallet kanë mjaft veçori krahinore. Vallet e Toskërisë, Myzeqesë, Labërisë dhe Çamërisë i karakterizon shoqërimi vokal polifonik. Krahina të tjera si Lunxheria, Zagoria etj krijojnë edhe unitete koreografike mbi bazën e veçorive krahinore. Vallet e Shpatiti, Dumrese, Polisit (Elbasan) etj dallohen për shoqërimin vokal polifonik dhe homofonik. Vallet e zonës qytetare të Shqipërisë së Mesme dallohen për shoqërimin vokalo-instrumental. Në krahinat lindore të Shqipërisë qendrore (Çermenika, Gryka e Zaranikes, Polisi, zona e Rajces, Malësia e Tiranës dhe e Krujës, Martaneshi e Mati, nënte Malet e Dibrës) bien në sy vallet e burrave dyshe të shoqëruara me curle e lodër. Krahinat malore të Shqipërisë së Mesme e Veriore, duke përfshire Kosovën dhe vise të tjera shqiptare, dallohen për kërcimet e grave që luhen nga një, dy ose më shumë valltare të shkëputura njëra nga tjetra me një kërcim të lirë. Në pasurinë koreografike të trevave Veriore tërheqin vëmendjen dhe vallet me emërtime të veçanta të cilat janë karakteristike sidomos në Lume, Malësi të Gjakovës, Malësi të Madhe, krahina e Rrafshit të Dukagjinit, Rrugove, Drenica, Opoje, etj.

Veçantia e valleve vërehet në motivet, formacionin dhe trajtën. Motivet (mbi bazën e fakturave të dyhapëshit, të trehapëshit dhe te katërhapëshit) paraqiten në tre tipe kryesore: a) dyshe, b) treshe dhe c) katërshe. Sipas formacionit ndahen në valle masive dhe kërcime solistike. Në vallet masive vërehen tre tipe: a)vallet në rreth të mbyllur, b) vallet në gjysme rrethi; c) vallet në dy vija përballe njëra–tjetrës. Kërcimet solistike ndahen në pesë tipe: kërcime njëshe, dyshe, treshe, katërshe dhe kërcime në grup. Sipas strukturës dallohen kryesisht trajtat e kërcimit njëpjesësh dhe dypjesëshe.

 

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!