MENU
klinika

Ajo mahnit dhe fiton

Cili ishte roli që i rrezikoi Oscar-in Jennifer Lawrence?

29.04.2019 - 15:00

Jennifer Lawrence ka fituar një “Oscar” në moshën 23-vjeçare me filmin “The Silver Linings Playbook”. Megjithatë, sipas regjisorit David O. Russell, Lawrence me të vërtetë rrezikoi të mos e kishte atë rol.

Russell deklaroi se të gjithë mendonin se ishte shumë e re për atë pjesë dhe kishte shumë interpretuese të tjera para saj.

Por, diçka i bindi producentët që t’i jepnin asaj një shans, të njëjtën gjë që impresionoi edhe kolegët në xhirime, nga Robert De Niro tek Bradley Cooper:

Në atë kohë të gjithë do të dyshonin te aftësitë e saj,  por jo për një kohë të gjatë.

Shumë shpejt ata do të zbulonin tek ajo një yll në ngjitje që në pak kohë do të shkëlqente në qiellin e madh të yjeve të Holliwood-it.

Kur erdhi ajo ishte si një diamant, pa vetëdije dhe pa frikë. Ajo hyri në skenë si një stuhi dhe i la të gjithë pa fjalë. Lawrence ka një energji të veçantë, është dritë, gjithmonë e fortë dhe e përqendruar”, deklaroi regjisori i filmit që e shndërroi aktoren në një yll.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Argëtim në një club gay-sh

Jennifer Lawrence dhe Adele, lojëra me pije