MENU
klinika

Higjena

Çfarë ndodh nëse nuk i lan dhëmbët para se të flesh?

29.04.2019 - 19:28

Të shumta janë këshillat që vijnë nga stomatologët për trajtimin e dhëmbëve. Ka disa që mendojnë se dhëmbët duhen larë para se të flesh dhe të tjerët mendojnë se dhëmbët duhen larë dy herë në ditë.

Disa nuk e konceptojnë dot të flenë pa larë dhëmbët,të tjerët i lajnë vetëm në mbrëmje, ndërsa disa të tjerë i lajnë vetëm në mëngjes. Nëse je në grupin e atyre njerëzve që kanë pjesë të rutinës së tyre t’i lajnë dhëmbët një herë në ditë, ka diçka që duhet ta dish.

Një dentist tregon, se pas ushqimit të gjitha bakteret “strehohen” në dhëmbë. Nëse nuk i largon menjëherë pas ushqimit, ato do të shumohen dhe do të jenë rrezik për prishjen e dhëmbëve.

Për më tepër, të gjitha përbërjet acide të ushqimeve që nuk largohen nga dhëmbët janë po ashtu një rrezik i shtuar, që mund te ndikojnë në rrënjët e dhëmbëve dhe kavitetin e tyre.

Të shkosh në shtrat pa larë dhëmbët është një gabim i madh dhe sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë dëmë mund të sjëllë kjo neglizhencë.

Stomatologët rekomandojnë që larja e dhëmbëve të bëhët të paktën dy herë në ditë ,njëra prej këtyre duhet të jetë patjetër përpara së të flesh. Duke i larguar me furçë të gjitha bakteret nuk do t’u lësh atyre asnjë hapësirë të akomodohen në gojë dhe të jenë rrezik për të dëmtuar dhëmbët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN