230 vjet më parë u betua presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më 30 prill 1789, Xorxh Uashington u shpall si president i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Xhorxh Uashington udhëtoi në disa qytete, përfshirë Filadelfian dhe Trenton, gjatë rrugës nga shtëpia e tij në malin Vernon, për shpalljen president në Nju-Jork, atëherë kryeqytet i përkohshëm i Shteteve të Bashkuara.
Gjatë kësaj kohe, Uashingtoni vendosi disa precedentë shumë të rëndësishëm, të ndjekur për shekujt me radhë: Ceremonia u zhvillua jashtë; betimi u bë përpara Biblës; u mbajt një fjalim përurues dhe festimet që e shoqëruan, përfshirë një shërbesë fetare, paradën dhe fishekzjarret
Nga procesverbalet e asaj kohe del se ka qenë një ditë e ftohtë dhe e kthjellët, kur Xorxh Uashingtoni mbërriti në sallën “Federal Hall” në qytetin e Nju Jorkut, asokohe kryeqytet i Shteteve të Bashkuara.
Me këtë rast, ndërtesat pranë ishin stolisur me shirita në ngjyrë të kuqe, të bardhë e blu. Një turmë e gëzuar u mblodh në rrugën poshtë ballkonit, ku Uashingtoni bëri betimin si president i vendit.
Xhorxh Uashingtoni mbështeti dorën mbi një bibël të familjes dhe premtoi se do të ruante, mbronte dhe do t’i dilte për zot Kushtetutës. Pas kësaj, presidenti Uashington shkoi për t’u falur në kishën aty pranë.