MENU
klinika

Historia e 3-vjeçarit Aleks

Gluteni më dënoi djalin për gjithë jetën

01.05.2019 - 11:07

Pas një shtatzanie të vështirë, unë linda Aleksin.

Pavarësisht se ishte i dobët  dhe me trup të vogël, ai ishte … i përsosur.

Deri në vitin e tij të tretë, Aleksi ishte ende i vogël dhe nuk kishte peshë, prandaj pediatri, sugjeroi një test gjaku për sëmundjen celiac dhe një takim me një gastroenterolog nëpërmjet Spitalit të Fëmijëve të Filadelfias.

Celiaca është intoleranca ndaj glutenit.  

Kur një person me sëmundje celiacë ha apo pi ndonjë gjë me gluten, sistemi imunitar i trupit sulmon brendinë e zorrëve.

Dëmi nga ky sulm e pengon trupin nga absorbimi i lëndëve ushqyese të nevojshme. Nëse nuk trajtohet, sëmundja celiac mund të çojë në kequshqyerje, depresion, ankth, anemi, ose kocka të dobëta. Ajo gjithashtu mund të vonojë rritjen e fëmijëve.

dietat pa gluten

Si mundet një fëmijë që gjithmonë hante makarona dhe pica të ketë sëmundje celiac dhe ne, si prindër, të jemi kaq të pavëmendshëm për këtë?

Pas një prove pozitive të gjakut dhe një endoskopie, rezultatet ishin positive, në fakt, Alex kishte sëmundje celiac.

Ne ishim të mërzitur por u lehtësuam se pas një përpjekje minimale, ne kishim një përgjigje për çështjet e rritjes së Alexit. Atë natë, pasi të gjithë fjetën, unë kam kaluar gjithë natën duke qarë.

Shqetësohesha  për luftërat me të cilat do të përballej, festat e ditëlindjes së fëmijëve ku do të duhej të sillnin ushqimin, nevojën për t’u shqetësuar gjithmonë nëse ajo që do të hante do ta lëndonte dhe ndjenjat që ai mund të jetë ndryshe.

Pas disa javësh me një dietë pa gluten, pashë Aleksin që kishte më shumë energji dhe një qëndrim më të mirë.

Ai ishte vetëm tre vjeç, dhe ndoshta ai nuk mund të shprehte tamam ndonjë dhimbje që kishte.

Trajtimi për më shumë kohë me një dietë pa gluten, për Aleksin do të ishte 100% e shëndetshme.

Në afro gjashtë vitet e para, jam e lumtur të them  se Aleksi  vazhdon të shkëlqejë dhe është i lumtur t’u mësojë shokëve të tij që të hanë ushqime pa gluten.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?