MENU
klinika

Dënimi i gjykatës britanike

Bashkëthemeluesi i Wikileaks dënohet me 50 javë burg

01.05.2019 - 13:49

Bashkëthemeluesi i Wikileaks Julian Assange është dënuar me 50 javë në burg për shkeljen e rregullave të lirimit me kusht.

47-vjeçari u shpall fajtor për shkeljen e ligjit të lirimit me kusht muajin e kaluar pas arrestimit të tij në ambasadën e Ekuadorit.

Ai u strehua në ambasadën e Londrës në vitin 2012 për të shmangur ekstradimin në Suedi lidhur me akuzat për sulmet seksuale, të cilat ai e ka mohuar.

Assange tani ballafaqohet me akuzat federale të konspiracionit të SHBA lidhur me një nga publikimet e sekreteve qeveritare.

Britania e Madhe do të vendosë nëse do të ekstradojë Assange në SHBA në përgjigje të pohimeve se ai komplotoi me Chelsea Manning për të shkarkuar bazat e të dhënave të klasifikuara.

Ai mund të bëjë deri në pesë vjet burg, nëse dënohet.

Wikileaks ka publikuar mijëra dokumente të klasifikuara që mbulojnë çdo gjë nga industria e filmit në sigurinë kombëtare dhe luftën.

Assange u arrestua në mënyrë dramatike nga policia e Mbretërisë së Bashkuar më 11 prill pasi Ekuadori tërhoqi papritmas azilin e saj. Në një seancë gjyqësore të njëjtën ditë, ai u arrestua dhe u quajt “narcisist që nuk mund të kapërcejë interesin e tij egoist” nga gjykatësi i rrethit Michael Snow.

Ditë më vonë, prokurorët suedezë thanë se po shqyrtonin rihapjen e hetimeve mbi përdhunimet dhe akuzat për sulmin seksual kundër tij.

Më shumë se 70 deputetë në Mbretërinë e Bashkuar dhe kolegët e tyre kanë nënshkruar një letër duke i kërkuar Sekretares së Shtetit Sajid Javid që Assange të përballet me autoritetet në Suedi nëse ata duan ekstradimin e tij.