“Cigaret elektrike mund të jenë të kontaminuara me baktere dhe kërpudha të lidhura me sëmundjen e mushkërive”, sugjeron hulumtimi.
Shkencëtarët që testuan 75 cigare elektrike me një përdorim dhe lëngjet e mbushjes, gjetën baktere të dëmshme në pothuajse një të katërtën e tyre. Ndërkohë, glukani – një molekulë me sheqer të gjetur në shumicën e kërpudhave – u zbulua në 81 % të produkteve.
“Ekspozimi ndaj toksinave është shoqëruar me një sërë problemesh shëndetësore duke përfshirë astmën, funksionimin e zvogëluar të mushkërive dhe inflamacionin”, thonë studiuesit.
Një ekip i Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit TH Chan studioi produktet e cigareve elektronike.
Ata identifikuan një “endotoksinë” mikrobike nga bakterie që kanë një shtresë të jashtme të fortë dhe i bën ata veçanërisht rezistent ndaj antibiotikëve.