02.05.2019 - 10:18
Seanca për pushimin e çështjes ndaj Admir Muratajt është shtyrë, për shkak të mungesës së akt-ekspertimit dhe certifikatës së vdekjes së këtij të fundit.
Prokurori argumenton se në Tropojë nuk është çrregjistruar Muarataj dhe se nuk janë bërë ende akt-ekspertimet që vërtetojnë se Murataj ka vdekur.
Seanca e radhës për pushimin e kësaj çështjeje është shtyrë për në datën 14 maj, ora 10:00.
Procesi ndaj Muratajt të Krimet e Rënda, do të zhvillohej për 3 grabitjet e blindave në vitet 2015-2017, ku ai akuzohej si organizatori.