MENU
klinika

Flet Ministrja Balluku

Qeveria firmos marrëveshjen e re me Shell

02.05.2019 - 13:13

Qeveria shqiptare ka nënshkruar sot marrëveshjen e re me kompaninë Shell, duke shtuar elementet e sigurisë së investimeve, por edhe përfitimet që do të ketë pala shqiptare.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se investimet private në kërkim dhe zbulim nafte në vend arrijnë në 1.5 miliard dollarë ku kompania Shell ka 1/3 e tyre.

Prezenca dhe aktiviteti i Shell në Shqipëri është shprehje e cilësisë dhe e standarteve më të larta si dhe garanci për zhvillimin e sigurtë të industrisë së naftës në zonat naftëmbajtëse.

Shpreh bindjen se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një tjetër arritje e rëndësishme në drejtim të rritjes dhe modernizmit të sektorit të hidrokarbureve.

Kontrata e reformuar për bllokun 2 dhe 3 krijon elemente garancie për të përthithur më shumë investime të huaja”, tha Balluku.

Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë evidentoi se marrëveshja e re mundëson përfitime më të shumta për shtetin shqiptar si në aspektin e taksave e tatimeve ashtu edhe për punësimet.

“Zotohemi të japim një kontribut për Shqipërinë përmes tatimeve e taksave por edhe përmes prokurimit të mallrave e shërbimeve si dhe punësimit dhe individëve lokalë.

Për nga vetë natyra, projektet kërkojnë kohë dhe jemi në fazë vlerësimi, e kjo do të thotë se kemi ende shpime dhe testime pusesh para se të hyjmë në një prodhim komercial të mundshëm.

Kjo kontratë bën të sigurtë përfitimet e palës shqiptare që në fuqinë e parë të naftës që do të prodhohet dhe kjo qartëson edhe një serë çështjesh proceduriale dhe shpie në investime më të sigurta në të ardhmen” tha përfaqësi i kompanisë.