MENU
klinika

Detajet

Mosbindja civile/ Zbulohet ku do të jetë Basha sot në orën 18:00

02.05.2019 - 14:59

Sot rreth orës 18:00 pritet të nisë mosbindja civile e opozitës.

Opozita e bashkuar ka njoftuar se do bllokojë akset kryesore rrugore në 12 qarqe të vendit.

Në orën 18:00, Basha do të jetë në qytetin e Elbasanit, ku do të bllokohet mbikalimi i Bradasheshit.

Partia Demokratike u ka bërë thirrje qytetarëve t’i mbështesin në të 12 protestat 120-minutëshe që do të zhvillohen sot, në orën 18:00, në të gjithë vendin.

Në krye të protestave do të jenë ish-deputetët e opozitës dhe krerët e partive të koalicionin opozitar.