Telefoni i paraqitur nga kompania e baterive, “Energizer”, është i trashë sa tre telefonë të zakonshëm të vendosur mbi njëri-tjetrin, dhe deri tani nuk ka arritur të tërheqë shumë dhurues në “Indiegogo”, që të realizohet prodhimi.
Telefoni që do të prodhohej në bashkëpunim me “Avenir Telecom” kërkonte 1.2 milionë dollarë nga investuesit në internet, që të fillonte prodhimin, por vetëm 11 persona e mbështetën, me vetëm 15 mijë dollarë në total.
Prototipi i telefonit u paraqit në shkurt, me 18.000 mAh bateri, me të cilën mund të kryente telefonata për 90 orë pa ndërprerje. iPhone X, me 2716 mAh, kryen vetëm 21 orë.
Përveç batrisë, ky telefon do të ishte i zakonshëm, me Android, tre kamera kryesore dhe dy të lëvizshme, për selfie, që do të dilnin ng trupi i telefonit.