Një asteroid përbindësh po i afrohet aq shumë Tokës, sa që miliarda njerëz do të mund ta shohin me sy të lirë, pa pasur nevojë për teleskop.
Asteroidi 340 metra i gjerë, që quhet Apophis do t’i kalojë planetit shumë afër dhe fillimisht NASA pati frikë se do të na godiste.
Për fat të mirë, llogaritjet e mëvonshme treguan se objekti nuk do të kishte rrezik për ne dhe do të kalonte vetëm 19,000 milje distancë nga Toka, që në termat kozmik është sa një “fije floku”.
Nëse Apophis do të godiste një qytet si Londra, do të zhduke miliona njerëz dhe do të krijonte një krater afërsisht tre milje, por speciet tona ndoshta do të mbijetonin.
Apophis do të fluturojë më 13 prill 2029 dhe astronomët në mbarë botën do të jenë në gatishmëri për ta survejuar.