MENU
klinika

Shkaqet

Probleme të rënda me frymëmarrjen? Bëni këto veprime

03.05.2019 - 15:05

Ndjesia e mosmbushjes me frymë shpeshherë përshkruhet si shtrëngimi intensiv në gjoks apo si ndjesia e mbytjes.

Nëse keni gulçime të pashpjegueshme, sidomos nëse gjendja përkeqësohet krejt papritur, duhet të vizitoheni nga një mjek sa më shpejt të jetë e mundur.

Shkaqet

Gulçimet (vështirësi në frymëmarrje) që vjen papritur (e quajtur akute) ka një numër të kufizuar shkaqesh, ku përfshihen:

  • Astma
  • Helmimi nga monoksidi i karbonit
  • Tamponadë kardiake (grumbullon lëngje të tepërta rreth zemrës)
  • Ataku në zemër
  • Infarkt
  • Presioni i ulët i gjakut
  • Pneumoni
  • Pneumotoraks
  • Emboli pulmonare (mpiksja e gjakut në arteriet e mushkërisë)
  • Humbje të gjakut në mënyrë të papritur
  • Pengesa e rrugëve të frymëmarrjeve të sipërme (bllokim të kalimit të frymëmarrjes)

Probleme me mushkëritë

  • Kanceri i mushkërisë
  • Pleuriti (inflamacioni i membranës që mbulon mushkëritë).
  • Edema pulmonare (lëngje të tepërta në mushkëri)
  • Fibroza pulmonare
  • Hipertensioni pulmonar
  • Sarkodoza (mbledhja e qelizave inflamatore në trup)
  • Tuberkulozi

Probleme me zemrën

  • Kardiomiopatia (problemi me muskulin e zemrës)
  • Aritmi të zemrës (probleme me ritmin e zemrës)
  • Infarkt
  • Perikarditi (inflamacion i indeve rreth zemrës)

Probleme të tjera shëndetësore

  • Anemia
  • Mbytja
  • Çrregullime të ankthit
  • Sindroma e Gulian-Bare

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku

Kërkoni ndihmë mjekësore nëse përjetoni gulçime (mosmarrje frymë lirisht) pa pritur dhe ndikon në aftësinë e jetesës, sidomos nëse shoqërohet me dhimbje në kraharor, marramendje apo të vjella, pasi këto mund të jenë shenja të atakut kardiak ose emboli pulmonare.

veshtiresi ne frymemarrje

Për të parandaluar përkeqësimin e gulçimit kini parasysh:

  • Lini duhanin. Sapo të lini pirjen e duhanit, rrezikshmëria nga sëmundjet e zemrës, mushkërisë dhe nga kanceri fillojnë të ulen, ndonëse keni vite që i keni konsumuar.
  • Shmangni ambientet e ndotura. Mundohuni të shmangni toksinat mjedisore dhe alergjenët.
  • Bini nga pesha nëse jeni mbipeshë.
  • Kujdesuni për veten. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje, mbajeni nën kontroll.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN