Libri i shumëpritur nga Michelle Obama, tashmë është shqipëruar. “Becoming”, apo “Të bëhesh” është një libër me shifra rekord shitjesh. Vetëm në Amerikë, i ka kaluar të 10 milionë kopje të shitura. Ajo është mbase, gruaja e vetme afro-amerikane që ka hyrë në të gjitha mjediset.
Ish-zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shumë për të rrëfyer. Ajo e nis këtë rrëfim, që në dëshirat e thjeshta të fëmijërisë e deri sot.
Me një jetë të mbushur me vepra, Michele Obama shquhet si një nga gratë ikona dhe sfiduese të erës sonë. Si e para grua afro-amerikane që u bë “Zonja e Parë” e SHBA-, ajo dha një kontribut të madh për të krijuar një atmosferë mikpritësë, të ngrohtë dhe gjithpërfshirëse në Shtëpinë e Bardhë, si dhe për të vënë të gjithë pushtetin e saj në shërbim të mbrojtjes së çështjeve të grave dhe vajzave, në SHBA dhe kudo në botë. Në çdo moment, ajo qëndroi përkrah bashkëshortit të saj, teksa ai drejtonte Amerikën, madje edhe në momete të ngarkuara të tij, për rritjen me këmbë në tokë të dy vajzave të tyre.
Në autobiografinë e saj, ajo fton lexuesit të hyjnë në botën e saj duke përjetuar përvojat që ekanë formuar që nga fëmijëria e saj në pjesën jugore të Çikagos, në vitet kur punonte si drejutuese e lartë, në përpjekje për të balancuar kërkesat që I parashtronte mëmësia dhe puna, kohës që kaloi në mjedisin më të famshëm në botë. Me një sinqeritet të thellë ajo përshkruan dështimet dhe zhgënjimet si personale ashtu dhe publike, duke përshkruar historinë e saj njelloj si e ka jetuar, ashtu me shprehjet dhe fjalët e veta.
E ngrohtë, e ditur dhe zbuluese “BECOMING” do të jetë jetëshrimi intim i një gruaje me shpirt dhe substancë, që i ka kaluar pritshmëritë dhe historia e saj na frymëzon të gjithëve.
“Të shkruaja “BECOMING” ishte nje eksperiencë thellësisht personale.Për herë të parë më dha mundësinë të reflektoj ndershmërisht trajektoren e papritur të jetës sime. Në këtë liber, tregoj për rrënjët e mia dhe sesi një vajzë e vogël nga Çikago, arriti të gjejë zërin e saj dhe të zhvillojë forcën e vet për t’u dhënë fuqi të tjerëve. Uroj që ky rrugëtim imi të frymëzojë lexuesin për të gjetur kurajën për t’u bërë ajo që ata dëshirojnë të bëhen– shprehet në një intervistë ekskluzive ish-zonja e Parë e Amerikës.
Mbase është një lloj mode që zonjat e para të shkruajnë libra. Kanë shumë për të thënë, apo duhet ta bëjnë atë, për aq kohë sa dritat e projektorëve kanë shkëlqyer mbi to. E kjo, jo vetëm për shkak të burrave. Michele, të paktën nuk është ky rast. Prandaj, ajo rreket të na shpjegojë shpirtin e një gruaje revolucionare, plotësisht e zonja për të vënë forcën dhe zërin në shërbim të ideve të larta.