MENU
klinika

Kë ishte ngarkuar të vriste?

Vrasës me pagesë? Arrestohet shqiptari në Budva

04.05.2019 - 17:11

Një shqiptar nga Kosova është arrestuar në Mal të Zi. Mediat vendase raportojnë se shqiptari mund të jetë një vrasës me pagesë.

I arrestuari është identifikuar si Bajram Pista, 30 vjeç.

Dyshohet se shqiptari kishte ikur në Budva për të vrarë anëtarin e njërës prej dy klanev kriminale që janë në konflikt.

Gjithashtu mediat vendase shkruajnë se po hetohet nëse Pista ka pasur përkrahje nga persona të tjerë.

Thuhet se i arrestuari është nga Rahoveci, dhe se në momentin e arrestimit atij i janë gjetur edhe armë, municion, heroinë dhe një telefon i koduar.